Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se ekipi në terren ka identifikuar disa nevoja urgjente për të cilat qytetarët e komunës së Skenderajt kanë më së shumti nevojë.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka bërë thirrje që kush ka mundësi këto t’i dërgon në Palestrën Sportive “Ilaz Kadro, ku po shpërndahen këto ndihma.
Postimi i plotë o Lushtakut:
Shumë qytetarë po më kontaktojnë për mbështetje të ndryshme për Skenderajn!
Ekipa në terren i ka identifikuar ndër të tjera këto nevoja urgjente për të cilat qytetarët e Skenderajt kanë më së shumti nevojë:
Shporet të drunjëve
Dru
Batanije
Ujë të pijshëm
Pako ushqimore
Dyshekë
Produkte higjienike
Kush ka mundësi le t’i dërgon këto në Palestren Sportive “Ilaz Kodra”, ku po deponohen dhe po shpërndahen pastaj këto ndihma.
Zoti ju shperbleftë bamirës./arbresh.info/
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...