Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka bërë të ditur se deri më tani janë evidentuar 82 shtëpi e biznese të dëmtuara nga vërshimet e fundit.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është hapur një xhirollogari për të gjithë ata që duanë t’i ndihmojnë të dëmtuarit.
Postimi i plotë i saj:
Komisioni komunal ka evidentuar deri tash 82 shtëpi dhe biznese të dëmtuara nga vërshimet e fundit në Komunën e Preshevës. Procesi vazhdon deri në evidentimin e plotë për çdo pronë.
Gjatë mbledhjes së sotme të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, si kryesuese e Shtabit, inicova hapjen e një xhirollogarie të veçantë devizore me status publik, për personat juridik e fizik brenda dhe jashtë vendit, të cilët duan të kontribuojnë në sanimin e dëmeve të shkaktuara.
Kjo xhirollogari transparente do të bëhet publike sapo të hapet nga organet përgjegjëse.
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...