Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për të vërtetuar shkaktarët që dërguan në vdekjen e dy personave në Pejë gjatë vërshimeve të 24 qershorit.
Kështu bëri të ditur për Arbresh.info, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Prokurori i rastit e ka autorizuar policinë që të mbledhë të gjitha provat lidhur me rastin. Jemi në pritje të raporteve, të cilat përcaktojnë nëse ka përgjegjësi penale dhe kush ka përgjegjësi penale”, u shpreh ai.
Nga vërshimet e 24 qershorit, në Pejë humbën jetën dy persona, nëna 28 vjeçare bashkë me djalin e saj 5 vjeçar.
Shumë biznese, shtëpi, e vetura u dëmtuan /Arbresh.info/
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...