Nga reshjet e shumta të shiut, edhe komuna e Drenasit është përfshirë nga vërshimet.
Nga kjo komunë kanë njoftuar në Facebook se shumë rrugë janë bërë vështirë të kalueshme dhe kërkuan nga qytetarët që mos të dalin në rrugët ku ka rrezik të qarkullimit, përcjell arbresh.info.
“Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët, se pas të reshurave të vazhdueshme të shiut, disa rrugë, sidomos mbi ura dhe të rrethi në dalje të qytetit, janë bërë vështirë të kalueshme, ndaj kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të evitojnë zonat ku ka rrezik qarkullimi.
Ekipet Emergjente janë në terren dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar, është duke bërë debllokimin e kanalizimeve, aty ku është bllokuar.”, ka njoftuar kjo komunë.
Ndërkohë, nga vërshimet janë kapluar edhe komunat e Mitrovicës, Skënderajt, Podujevës dhe zonat e rrafshit të Dukagjinit.
Reagon Sveçla për sulmin ndaj policisë në veri: Grupet krimi...
Xhudistja Flaka Loxha, e shtata në Grand Prix “Almada 2023” ...
Shtatë të vdekur nga një sulm me armë në një sinagogë në Jer...
Petkoviq: Askush nuk ka mirëkuptim për ata që shkelin marrëv...
Dhurata Dora publikon bashkëpunimin me Inna dhe Stefflon Don
Serbia bëhet Irani i Evropës nëse s’e pranon marrëveshjen me...