Të reshurat e shumta të shiut kanë bërë që oborri në Komunën e Shtimes të bllokohet nga uji.
Skënder Dauti, zyrtar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë për Klan Kosovën se ka pasë dëme të mëdha pas reshjeve edhe në qendër të qytetit.
“Për momentin niveli i ujit ka filluar të bie, ka dëme të mëdha edhe në biznese dhe po bëjmë të pamundurën t’u ndihmojmë edhe banorëve”.
“Së bashku me ne janë edhe policia dhe zjarrfikësit, por dëme të mëdha ka edhe në komuna tjera pasi sasia e ujit është e papërballueshme”, ka thënë Dauti.
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...