Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” (KURM) ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për katër komuna të pjesë veriore të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar kryeshefi i ujësjellësit në Mitrovicë Sami Miftari.
Ai ka thënë se ndërprerja e ujit është bërë si rezultat i borxhit të papaguar nga ana e Qeverisë së Kosovës.“Po është ndërprerë uji, për shkak se nuk është paguar borxhi në vlerë prej 13 milionë euro”, tha Mifatari.
Përveç borxhit prej 13 milionë për uji, banorët e komunave veriore të Kosovës, shpenzojnë rreth 8 milionë euro në vit fatura të energjisë elektrike, shifër kjo që nuk paguhet nga ta, por nga qytetarët e pjesëve tjera të Kosovës.
Mospagesa e shërbimeve publike në këtë pjesë të Kosovës, ndodh që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999, ku autoritete kompetent e kishin të pamundur qasjen në veri të Kosovës.
Procedimin e borxheve të qytetarëve serbë nga veriu i Kosovës tek buxheti apo pjesa tjetër e banorëve, është adresuar si problematikë edhe nga Avokati i Popullit. Ai e ka cilësuar jo vetëm si shkelje të drejtave të njeriut këtë veprim të autoriteteve të Kosovës, por edhe si mënyrë joligjore të inkasimit të mjeteve.
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...