Vendosja e ashensorëve është kthyer në një proces rutinë i punës në çdo pallat të ri, por a janë vendosur edhe në pallatet publike në kryeqytet dhe a mirëmbahen nga komuna këtë na ka treguar zëdhënësi i Komunës në Prishtinë Donat Lushaku.
Ashensorët janë shumë të nevojshëm në çdo ndërtesë dhe vënia e tyre është e domosdoshme mirëpo a janë vendosur edhe në ndërtesat publike dhe sa është kërkesa për vënien e tyre, këtë e ka treguar për Radio Kosovën zëdhënësi i komunës, Donat Lushaku .
“Janë afërsisht 50 të tilla por me buxhetin që ka të ndarë Drejtoria e Shërbimeve Publike, ngase dihet që dihet që kompetente për vendosjen e tyre fillimisht me marrjen e lejes në Drejtori të Urbanizmit mund të realizohen deri në 8 të tilla apo maksimalisht 10, sepse buxheti është i tillë që nuk e lejon, pra e kufizon që të gjitha kërkesat të jenë efikase por është mundësia që më pjesëmarrje buxhetim të banorëve dhe drejtorisë të gjendet ndonjë solucion”, tha Lushaku.
E sa i përket ankesave për mirëmbajtje që është kusht për funksionimin normal të ashensorëve, duhet të adresohen tek ndërmarrja publike banesore.
Donat Lushaku “Këto ankesa duhet deponuar në ndërmarrje dhe të merret parasysh nga menaxhmenti atje dhe nëse nuk ka ndonjë mirëmbajtje të duhur atëherë duhet të ndërmerren masa që të kemi një funksionalizim më të mirë dhe gjendje më normale të tyre”, tha Lushaku.
Ai, ndër të tjera, theksoi se sa është raportuar nga ndërmarrja publike banesore thuhet se ashensorët që ata mirëmbajë kryesisht janë në gjendje të rregullt./rtk/
Kungulli – Super perimja e verdhë e vjeshtës
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për ...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë