Është vendosur gurthemeli i Qendrës Rehabilituese dhe Arsimore për Autizmin, Sindromën Down dhe Personat me Aftësi të Kufizuara.
Humanisti Halil Kastrati, shkruan se ky projekt është një amanet i madh dhe një përgjegjësi e shenjtë për ne.
Postimi i plotë i tij:
Me emrin e Zotit e nisëm!
Sot vendosëm gurthemelin e një ëndrre të madhe – Qendrës Rehabilituese dhe Arsimore për Autizmin, Sindromën Down dhe Personat me Aftësi të Kufizuara.
Në praninë e shumë qytetarëve, donatorëve dhe miqve të shoqatës sonë, me emocione të mëdha dhe gëzim të veçantë, shënuam fillimin e këtij mega projekti që do të sjellë dritë dhe shpresë për ata që kanë më së shumti nevojë.
Pjesëmarrës në këtë ditë të rëndësishme ishin:
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli
Anëtari i familjes Jashari, Bekim Jashari
Shumë biznesmenë dhe donatorë të shoqatës sonë
Ky projekt është një amanet i madh dhe një përgjegjësi e shenjtë për ne.
E lusim Zotin të na lehtësojë këtë rrugëtim dhe të na mundësojë ta realizojmë me sukses këtë vepër që do t’u shërbejë brezave!
Na priftë e mbara!
Me zemër plot mirënjohje, lusim Zotin që të gjithë ata që kontribuuan, po kontribuojnë dhe do të kontribuojnë në këtë vepër të madhe t’i shpërblejë me mirësi, begati dhe shëndet!
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!?
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...