Vendosen kamerat e sigurisë te “Qafa”

11:50 | 18 Nëntor 2022

Nëpër rrugët kryesore të Prishtinës saktësisht te rruga UÇK “Qafa”, sot në mëngjes janë vendosur kamerat e sigurisë.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Arlinda Kastrati, konfirmoi se këto kamera janë vendosur nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Kamerat e sigurisë janë iniciativë e vetë Komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës” – konfirmoi Kastrati për arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale