Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një kishë në Shtime janë vendosur grafite me shkronjën “Z”.
Sipas policisë gjatë patrullimit kanë vërejtur se persona të panjohur në muret e objektit të kishës kanë shkruar grafite me simbolun Z,
“Rr. Skender Salihaj, Shtime 18.03.2022-NN. Gjatë patrullimit policia kanë vërejtur se person-a të panjohur në muret e objektit të kishë kanë shkruar grafitë (shkronjën Z) . Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.
Ndryshe, simboli Z ka kaluar nga një shenjë ushtarake në simbolin kryesor të mbështetjes publike për pushtimin e Rusisë në Ukrainë.
Javën e kaluar në komunat veriore të Kosovës janë vendosur grafite pro ruse “Z”, e cila është simbol i forcave ruse në agresionin ushtarak në Ukrainë.
Ky veprim është vazhdimësi e veprimeve të strukturave serbe me qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër