Vendosen dy flamuj të Kosovës në oborrin e Komunës në Mitrovicën e Veriut

12:47 | 25 Korrik 2023
A Z

Dy flamuj të Kosovës janë vendosur sot para ndërtesës së komunës në Mitrovicën e Veriut, ndërsa ngjarja është siguruar nga Policia e Kosovës.

Flamujt u ngritën në dy shtylla që ndodheshin para ndërtesës dhe më pas policët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prill, ka fituar 553 vota. Serbët nga veriu i Kosovës i bojkotuan këto zgjedhje.