Ekspertët e integrimit evropian vlerësojnë se këtë vit mund të merret vendimi për heqjen e vizave për kosovarët me Bashkimin Evropian, mirëpo gjasat e mëdha janë që implementimi të shtyhet prej 1 korrikut 2019, përkatësisht pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian të planifikuara për në maj 2019, shkruan sot Gazeta “Zëri.info”.
Ndonëse para tetë vjetësh (2010) krerët e institucioneve të Kosovës nisën zotimet për liberalizimin e vizave, një gjë e tillë ende nuk është realizuar.
Përkundrazi, Kosova aktualisht është në pritje të publikimit të rekomandimit të Komisionit Evropian (KE), i cili do të tregojë nëse është përmbushur kriteri i luftës ndaj krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë ditës së djeshme është shprehur optimiste se liberalizimi i vizave do të finalizohet përgjatë këtij viti, shkruan më tutje “Zëri”.
Sipas saj, rekomandimi do të jetë pozitiv dhe do të publikohet më së largu në javën e parë të muajit të ardhshëm (korrikut).
Porse ekspertët e procesit të integrimit konsiderojnë se gjasat janë shumë të vogla që liberalizimi të ndodhë përgjatë këtij viti./Zëri/
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...
Nga nesër nis aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës p...
Laporta i ashpër me gjyqtarët: Turp, e papranueshme dhe e pa...
Dalin pensionet e moshës dhe ato kontribuuese
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...