Gjykata e Apelit në Colmarit me shumë gjasë do të shtyjë vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Të enjten do të mbahet seanca gjyqësore për Haradinajn, i cili me fletarrest të Serbisë u ndalua në Bazel më 4 janar. Zëdhënësja e Gjykatës, Sandra di Rosa ka thënë për Tanjugun se vendimi për liderin e AAK-së me gjasë do të shtyhet.
Dy javë më parë, Ministria e Drejtësisë në Serbi dërgoi dokumentacionin shtesë me të cilin mendon ta akuzojë Haradinajn për krime lufte gjatë viteve 1998-99.
Serbia insiston në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt në Beograd.
Haradinaj dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës.
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...
Francisco Neto prezantohet si lojtar i Llapit
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...