Lëvizja për Bashkim ka reaguar ndaj vendimit të Dhomës së Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë që dënoi me 26 vjet burgim ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Në komunikatën e tyre thuhet se Lëvizja për Bashkim që kanë fillimi ka qenë kundër krijimit të kësaj gjykate, e veçanërisht jo para se ta marrë dënimin e merituar agresori dhe mekanizmat e tij, të cilët janë përgjegjës për shumë masakra të tmerrshme në Kosovë dhe për mijëra dhunime e për shkretimin e plotë të Kosovës.
Komunikata e plotë e tyre:
Sot Dhomat e Specializuara me seli në Hagë shpallën dënimin drakonik ndaj luftëtarit të lirisë, Sali Mustafës.
Që nga mënyra e krijimit, – nga presioni i jashtëzakonshëm ndërkombëtar mbi institucionet e Kosovës dhe mbi përfaqësues të saj, nga kërcënimi publik se “nëse nuk e formojmë ne, e formon Rusia në kuadër të OKB-së”, e deri te qëllimi i hapur i saj (“të dy palët fajtore” dhe “pajtimi i palëve”), – ka qenë e qartë se kjo gjykatë nuk do të ndajë drejtësi, por do të shpallë vetëm vendime politike. Kjo edhe ndodhi sot.
Lëvizja për Bashkim, pa asnjë luhatje, që nga fillimi ka qenë kundër krijimit të kësaj gjykate, e veçanërisht jo para se ta marrë dënimin e merituar agresori dhe mekanizmat e tij, të cilët janë përgjegjës për shumë masakra të tmerrshme në Kosovë dhe për mijëra dhunime e për shkretimin e plotë të Kosovës.
Lëvizja për Bashkim mbetet e paluhatur dhe e bindur thellë se, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë e të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për ta njollosur atë, lufta jonë ka qenë e drejtë e çlirimtare!, përfunon reagimi i tyre.
Kujtojmë se sot Gjykata Speciale dënoi Salih Mustafën me 26 vjet burg, me akuza për krime lufte ./arbresh.info/
lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...