Bashkimi Evropian (BE) nga sot do të pranojë certifikatat e vaksinimit dhe testeve të COVID-19 që lëshohen nga autoritetet e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga zyra e BE-së, duke shtuar se kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara nga Kosova që janë në përputhje me rregulloren e BE-së.
“Nga sot, BE-ja do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga Kosova. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit. BE-ja ka financuar zhvillimin e tyre”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...