Bahri Haxha, ndonëse i vdekur, emri i tij ishte kandidat për të marrë stausin e dëshmorit.
Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, edhe pse në listat e verifikuara të Zonës Operative të Shalës që janë publikuar dje, emri i Bahri Haxhës figuron në listën e të refuzuarve nga Brigada 141 “Mehë Uka” të UÇK-së, transmeton KP.
I vrarë më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, dhjetë vjet më pas ka hyrë në listën e dëshmorëve të kombit.
Madje, në nderim të veprës së tij, me vendim të Kuvendit komunal pas shpalljes së Haxhës dëshmor në vitin 2009, është emëruar edhe një shkollë e mesme me emrin e tij.
Bahri Haxha është vëllai i ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha. Mediat më herët kanë raportuar se Bahri Haxha është futur në listën e dëshmorëve të Zonës së Shalës me intervenim nga vëllai i tij Shyqeri Haxha i cili në atë kohë ishte në krye të PTK-së.
Trupi i Bahri Haxhës prehet në varrezat e dëshmorëve në Stanovc të Vushtrrisë pasi që paraprakisht ishte zhvarrosur nga varrezat e martirëve që gjenden në Studime të Epërme, fshatin ku Haxha ishte vrarë së bashku me më shumë së njëqind civilë të kësaj ane.
Një mami ‘hot’ si Arbenita Ismajli
“Teksti është shkruar në Beograd”, thotë Berisha për propozi...
Rrustemi ironizon me Ramën: Kot e dërgon draft-statutin në P...
Musliu dhe Kurti replikojnë për veteranët: S’bëhet fjalë për...
Kim Kardashian merr vëmendjen me linjat trupore të zjarrta n...
McAllister konfirmohet te Liverpooli