Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar pompën e derivateve “Shqiponja Petrol” në Podujevë, e cila mëngjesin e sotëm ishte përfshirë nga zjarri.
Veliu falënderoi organet dhe institucionet relevante emergjente për efikasitetin e treguar në parandalimin e një fatkeqësie me përmasa tragjike.
“Jam këtu për të parë nga afër gjendjen pas zjarrit. Është fat i mirë që nuk ka viktima në njerëz. Me këtë rast dua të shpreh konsideratën time për punën dhe efikasitetin e Policisë së Kosovës, Brigadës së Zjarrëfiksëve dhe Shërbimit të Emergjencave të Komunës së Podujevës, për intervenim të menjëhershëm dhe që nga mëngjesi janë në nivelin e detyrës duke parandaluar më të keqen”, tha Veliu.
Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...