Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa ka mbajtur mban mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se kjo mbledhje e kryesisë së LDK-së me kryetarët e degëve është në funksion të ndërtimit të qëndrimit definitiv të LDK-së, sa i takon dialogut dhe çështjeve tjera në interes për Kosovën.
“Ne po punojmë në dy drejtime, edhe me strukturat e LDK-së gjithandej Kosovës, por edhe me deputetët në mënyrë që të shkojmë kah mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm në të cilën LDK do ta ketë qëndrimin definitiv sa i takon dialogut dhe çështjeve tjera të rëndësishme për Kosovën”, ka thënë ai.
Veliu ka përmendur edhe rrëzimin e Qeverisë duke thënë se janë duke biseduar me partitë për t’i bërë numrat.
“Ne po punojmë edhe me subjektet tjera politike që t’i bëjmë numrat për rrëzimin e kësaj Qeverie sepse sa më shpejt të bie është më mirë për Kosovën, pasi që kjo Qeveri e ka humbur legjitimitetin e Qytetarëve të Kosovës dhe në një proces të ri të ardhshëm, institucionet e Kosovës duhet ta kenë legjitimitetin për t’u marrë me temat e rëndësishme dhe që janë vitale për qytetarët e Kosovës. Ne kemi bisedime edhe me subjekte opozitare, edhe me deputet brenda koalicionit aktual që ta bëjmë numrin e nevojshëm dhe ta paraqesim mocionin në Kuvend”, ka thënë ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/327855157793070/
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...