Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka akuzuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se e vetmja gjë u bë për dy vjet është shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit.
Sot në fjalën e tij në kuvend, Veliu tha se në kohën kur kryeministri Kurti ishte opozitar kishte shkaktuar shumë zhurmë duke bërë politikën e rrugës, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, kryeminstri Kurti kishte bërë çdo gjë për të ardhur në pushtet.
“Albin çove shumë pluhur e tym që besa shkaktove edhe gjakderdhje deri sa erdhe në pushtet nga një shpëtimtar i vetproklamuar shpejt u bëre shkatërrimtar për çka ishte dëshmuar për shumë vite, deri sa u ule ku i përgjake edhe rrugët, jo me gjakun tënd por atyre që të besuan verbërisht. Derisa bëje politikën e rrugës sulmoje institucione, policinë dhe këdo që të doli përpara. kur hyre në parlament kolegët deputetë deshe t’i verbosh me gaz lotsjellës, i bëre të gjitha për të ardhur në pushtet”, tha Veliu.
Ai theksoi se Kurti erdhi në ‘në pushtet me moton “ç ‘kapja e shtetit” për ta kapur, sipas tij vetë më fort.
“Erdhe në pushtet me moton ‘ç ‘kapja e shtetit’ për ta kapur vetë më fort. Kape borde e institucione e institucionesh publike me burra e gra, motra e vëllezër e baxhanakë, ministrash e deputetë, dajë e teze për të cilët në fushat thoshe se janë për dasma”, shtoi ai.
Tutje ai tha se kryeministri Kurti, kishte hyrë në pushtet me premtime të mëdha dhe me kauza të rreme. Duke shtuar se për dy vite ne krye te vendit, Kurti nuk ka bërë asgjë përveç shkaktimit të krizave dhe varfërimi i popullit.
“Erdhe me premtime të mëdha për ta ç ‘kapur shtetin, shite shumë patriotizëm, nuk dua t’i përmend as të merrem me premtimet e krye mashtruesit Kurti, që me kauza të rreme kapi fronin. Për dy vjet në krye të qeverisë, e vetmja gjë që bëre shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit”./Arbresh.info/
Nesër përurohet monografia `Shani Pallaska – emblemë e një e...
Huffman MVP i javës, kjo është top pesëshja e më të mirëve n...
Pas tensioneve në Venezuelë, Papa Leoni takon lideren e opoz...
Aleanca Kombëtare për Integrim fiton dy komuna në zgjedhjet ...
Reshjet e dëborës përfshijnë Korçën, Rama: Bashkia në terren...
PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut