Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka reaguar ndaj ndërprerjeve drastike të energjisë elektrike që po aplikon KEDS-i në komunën e Podujevës, që nga dita e djeshme.
Në reagimin e kryetarit Veliu thuhet se ndërprerjet e shpeshta të furnizimit me energji elektrike, me orë të tëra, po e rëndojnë jetën qytetarëve të Podujevës në këto ditë të ftohta dimri.
‘Për ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike të gjata dhe pa orar, KEDS-i është arsyetuar se po ndodhin për shkak të rënies nga sistemi të njësisë B1 të Termocentralit”.
“Duke qenë se situata e krijuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike është e papërballueshme për qytetarët llapjanë, kërkojmë nga KEDS-i që pasojat nga defektet në njësinë në fjalë të mos i bartin në mënyrë selektive vetëm te disa komuna, siç është rasti i komunës së Podujevës, por të trajtohen në mënyrë të barabartë të gjithë konsumatorët”.
Njëherësh kërkojmë nga kjo kompani që sa më parë të ndërmarrë masat e duhura për sanimin e defekteve dhe të ofrojë furnizim të rregullt me energji elektrike në komunën e Podujevës”.
“Në disa lokalitete të komunës së Podujevës, mungesa e energjisë elektrika po zgjatë deri në pesë orë”, thuhet në reagim.
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...