Dy persona nga komuna e Podujevës nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra nga aksidentet në komunikacion, të cilat kanë ndodhur ditë më parë.
Sipas Policisë, një person nga fshati Lluzhan i Podujevës, i cili ka qenë i përfshirë në një aksident të ndodhur më 9 korrik, ka vdekur në dje në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Ndërsa, një person tjetër nga Podujeva, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin që ka ndodhur më 14 korrik, ka vdekur dje. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...