E ndjera kishte qenë në makinën e nënës së saj, një kosovare 26 vjeçe, të ndalur në shiritin ndihmës të autostradës, kur një makinë tjetër, e kishte goditur atë.
Ka vdekur vajza 8 vjeçare e cila kishte pësuar lëndime të rënda në ndeshjen në mes të dy kosovarëve në autostradën A5 të shtunën në Kantonin Aargau. Këtë njoftim e jep aaraguerzeitung.ch duke iu referuar shkollës në qytetin Aarau ku vijonte mësimet 8 vjeçja.
E ndjera kishte qenë në makinën e nënës së saj, një kosovare 26 vjeçe, të ndalur në shiritin ndihmës të autostradës, kur një makinë tjetër, e kishte goditur atë, transmeton albinfo.ch. Edhe shoferi i makinës së dytë qëlloi të ishte kosovar! Vajza, me plagë të rënda ishte transportuar me helikopter për në spital.
“Shkolla Aarau është kapluar nga pikësllimi për vajzën, e cila ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku”, thuhet në një komunikatë të kësaj shkolle. Sipas saj, nxënësit do të kenë trajtim psikologjik nga udhëheqja e shkollës dhe punëtorët socialë.
Kosovarja dhe djali i saj 9 vjeçar ashtu si dhe shkaktari i ndeshjes, (shoferi i makinës tjetër) kanë pësuar lëndime të lehta në këtë ndeshje.
Prokuroria Publike Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën te aksidenti, përcjell albinfo.ch. Ndërsa policia i ka marrë patentshoferin shkaktarit të aksidentit.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...