Ditën e shtunë ka ndërruar jetë, ish-myftiu i Sanxhakut, Muhamer Zukorliq në moshën 51 vjeçare.
Ai ndërroi jetë papritmas pas një infrakti. I ndjeri ishte edhe mik i madh i Kosovës dhe shqipëtarëve.
Zëvendëskryeministrja, Emilija Redzepi, ka ngushëlluar të gjithë boshnjakët për vdekjes e Zukorliq.
Ajo përmes një postimi në Facebook tha se ai do të mbetet përherë miku i saj i përjetshëm.
“Allahu i dashur të dhëntë Xhenetin më të bukur ashtu siç ka qenë shpirti yt”, shkroi ajo.
Zukorliq njihej për deklarimet e tij se banorët e Sanxhakut kanë prejardhje ilire. /arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...