Disa ditë pasi 22-vjeçari Estref Halili u vetëvar burgun e Rrogozhinës, një tjetër i burgosur ka humbur jetën.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është R.D., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen ditën e djeshme në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ku ndodhej për shkak të gjendjes shëndetësore.
Nga veprimet e para hetimore, rezultoi se vdekja e 55-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale, bëjnë me dije burime nga policia.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të burgosurit, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë.
Lidhur me rastin, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
LVV sot mban tubim në Gjakovë
Arrestohet një person për organizim të grupit kriminal dhe r...
104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Trump ofron 3,000 dollarë për emigrantët që vetëdeportohen
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...