Një person ka humbur jetën në Prishtinë si pasojë e një aksidenti në të cilin janë përfshirë dy vetura dhe këmbësori.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë arbresh.info se një këmbësor është goditur nga vetura dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në vend.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmet.
Sipas saj, njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...