Një person i moshës 69 vjeçare është mbytur sot në liqenin akumulues në Mitrovicës.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e ka konfirmuar rastin për Indeksonline.
“Po, rasti është raportuar pas ores 14:00. Sipas hetimeve ai ka rënë në ujë prej shetiores. Aktualisht nuk ka dyshime të tjera. Personi me inicialet J.S më pas është dërguar për në spital, por që ka ndërruar jetë”, ka treguar ai në një prononcim për Indeksonline.
Ai ka treguar se viktima është nxjerr nga disa kalimtar të rastit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...