Me 24 qershor 2021 në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës (PK) në Gjilan, ishte informu për një vet aksident ku një veturë me katër persona kishte ra në lumin “Morava”në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan, transmeton arbresh.info.
Policia, nga stacioni policor i Gjilanit, pasi ka marr këtë informatë, ka dalur menjëherë në vendin e aksidentit .
Si pasojë e këtij aksidenti , ka mbetur e vdekur pasagjerja , shtetase e Shqipërisë, ndërsa tre të aksidentuarit tjerë janë dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor.
Në përpjekje për ti shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e “Moravës së Binçës” policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur , nga automjeti i përmbysur në këtë lumë.
Policia me këtë rast falënderon gjestin human dhe shembullor të qytetarit Arben Shabani i cili rrezikoi jetën e tij për ti shpëtuar të aksidentuarit./arbresh.info/

PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...