Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.
Ai poashtu konfirmoi se edhe tre të tjerë janë lënduar rëndë në këtë aksident, teksa të njëjtit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Gjilan dhe sipas Hashanit kanë lëndime të rënda.
Njoftimi i plotë:
“Vetaksident Trafiku me fatalitet”
Në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm 24.06.2021, në hyrje të fshatit Uglar ka ndodhë një vetë aksident ku, në vetur ishin katër persona.
Si pasojë e vetëaksidentit , me lëndime të rënda janë dërgu në spitalin rajonal në Gjilan.
Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit.
Për rastin është njoftu prokurori i shtetit.
Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrthanat e këti aksidenti të rëndë.
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Uglar të Komunës së Gjilanit.
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...