Policia e Kosovës ka njoftuar se një foshnje ka vdekur në Klinikën e Gjinekologjisë.
Në njoftim bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:15.
“Policia e ka intervistuar një dëshmitar se motra e tij kishte lindur në banesën e saj të dielën rreth orës 21:30 dhe më pas ishte dërguar në QKUK.
QKUK. Prishtinë 16.10.2023 – 01:15 Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15. Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK”, bën të ditur njoftimi i Policisë.
Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Arbresh.info/
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën
Atentati në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit: Isha aty rast...
Gjermani, grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publ...
Për herë të parë në Kosovë kryhet me sukses operacioni për S...
Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i K...