Mbrëmë në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë një femër 39 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje, lajmin për Express e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës. Rasti nga policia po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe një gëzhojë.
Avni Zahiti nga zyra për informim në Policinë e Kosovës tha se dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje, mirëpo policia po merret me rastin.
“Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë, dyshohet se viktima ka kry vetëvrasje. Bëhet fjalë për një femër rreth 39 vjeç. Një armë dhe një gëzhojë është gjetur në vendin e ngjarjes, rasti është nën hetime”, tha Zahiti për Express.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit