Një 33 vjeçar ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kamenicës.
Për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm.
Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth orës 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë”, tha Hashani.
Ai po ashtu, bëri të ditur se drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer janë të lënduar, por sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.
“Prokuroi i Shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Hashani.
Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë.
Sipas Hashanit, deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut.
“Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardh për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë.”, tha Hashani./Arbresh.info/
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...