Një fëmijë i moshës 11-vjeçare ka vdekur këtë të premte, pasi ka rënë nga ballkoni i një ndërtesë në Shtime.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 në rrugën “Shaqir Tershani”.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 14:35 në rrugën Shaqir Tershani në Shtime një person i gjinisë femër e moshës 11-vjeçare aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i një ndërtese, kati IV. Për pasojë, viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Veseli.
“Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, shtoi në fund Veseli./arbresh.info/
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...