Ka vdekur në moshën 49-vjeçare, ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, Naser Myrtezani.
Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët përmes rrjetit social, Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Sot, me zemra të rënda, jemi mbledhur për t’i thënë lamtumirë një burri të madh, babait tonë të dashur Naser Myrtezani. Ai ishte një shkëmb i fortë për familjen tonë, një mbështetje e patundur në çdo sfidë që përballuam. Në sytë e tij gjithmonë shihnim dashuri të pakufizuar, një mirësi që prekte çdo shpirt. Ai na mësoi vlerat e vërteta të jetës, rëndësinë e familjes, dhe fuqinë e dashurisë. Përtej çdo fjale, ai fliste me vepra me përkushtimin e tij të palodhur për ne. Në kujtimin tonë, ai do të mbetet i gjallë, jo vetëm në historitë e jetës së tij, por edhe në vlerat që na la trashëgim. Ke qenë dhe do mbetesh gjithmonë pika ime e dobët Babush, dashuria jonë nuk do të shterroj asnjëherë, do jetosh gjithmonë në zemrat tona.”, ka shkruar vajza e të ndjerit, Esra.
Myrtezani varroset sot.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...