Ka ndërruar jetë Merita Mehmetaj, bashkëshortja e heroit, Adrian Krasniqi.
Ngushllime ka shprehur edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se Merita Mehmaj kishte thënë kontribut të çmuar në luftën e UÇK-së dhe në bartjen e materialit ushtarak nga Shqipëria në Kosovë.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e hershme të Merita Mehmetaj, bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi. Meritën, kisha rastin ta njoh në kohërat e vështira. Bashkë me Adrianin derisa vepronim për çlirimin e Kosovës, ajo dha kontribut të çmuar në bartje të materialit luftarak nga Shqipëria për në Kosovë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, Meritë!”, ka shkruar Haradinaj. /arbresh.info/
E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës