Glenn Frey, 67 vjeç, anëtari themelues i grupit të muzikës rok ”The Eagles”, vdiq dje në Nju Jork pasi ishte prekur rëndë nga disa sëmundje, njoftoi sot grupi.
“Me trishtim njoftojmë ikjen e mikut tonë”, shkruan grupi ”The Eagles” në faqen e tij në internet.
”Frey bëri një betejë kurajoze gjatë javëve të kaluara, megjithatë ai nuk ia doli dot nga komplikacionet nga pneumonia, artriti reumatoid dhe koliti akut”, shtoi grupi.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë as dhimbjen, as dashurinë dhe as respektin për gjithçka që ai na dha neve, familjes së tij, komunitetit të muzikës dhe miliona simpatizantëve në të gjithë botën”, theksoi grupi në një komunikatë.
Tashmë ”The Eagles” mbeten Don Henley, Joe Walsh dhe Timothy B Schmit.
Grupi fitoi njohjen e përbotshme me këngën ”Hotel California”.
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...