Sot më 12.03.2024, ka vdekur në moshën 83 vjeçare gazetari e shkrimtari, Bajram Sefaj.
Ai për shumë vjet ka punuar si gazetar në gazetën”Rilindja”, por edhe ka qenë korrespondent për disa media të huaja.
Përveç gazetarisë, Sefaj është marrë edhe me krijimtari letrare. Ai është autor i disa veprave letrare në prozë, poezi e publicistikë./Arbresh.info/
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe komunitetin për humbjen e Bajramit.
Komunikata e plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh shkrimtarit, Bajram Sefaj.
Ai për shumë vite ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, por që ka qenë edhe korrespodent për disa media ndërkombëtare. Krahas gazetarisë, ai është marrë edhe me krijimtari letrare, dhe është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi e publicistikë.
Sefaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, siç njoftojnë familjarët pas një sëmundjeje.
AGK-ja, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit./Arbresh.info/

Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s