Në një njoftim në Facebook, thuhet se në një aksident komunikacioni në Zvicër ka vdekur, Rinor Rrecaj, djali i vetëm i Fitim Rrecajt, nipi i profesorit, Kajtaz Rrecajt.
Ndryshe, Rinor Rrecaj, ka shërbyer në armatën e shtetit të Zvicrës, imazhe të cilat kanë qarkulluar nëpër portale të fotove të tij me rroba ushtarake, dhe njëra prej më të njohurave është ajo duke e bërë shqiponjën me duar, edhe pse ushtar zviceran.
Rinori sapo kishte përfunduar shërbimin ushtarak në Zvicër dhe po bëhej gati të krijonte familjen e tij.
Ai la të pikëlluar prindërit, dy motra dhe gjyshërit.
Varrimi i të ndjerit bëhet të shtunën në vendlindjen e tij në Laushë të Skenderajt.
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull