Google ADS

Vdes 56-vjeçarja që u godit nga një veturë në rrugën C në Prishtinë

20:37 | 28 Nëntor 2023
E.H

Ka ndërruar jetë këmbësorja 56-vjeçare e cila u godit nga një veturë sot në rrugën C në Prishtinë.

Viktima u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa ka vdekur rreth orës 20:00.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info

Lexo edhe:

Këmbësorja goditet nga vetura në rrugën C në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme