Google ADS

Vdes 41-vjeçari në Pejë, u godit nga një veturë e cila iku nga vendi i ngjarjes

10:28 | 26 Nëntor 2023
E.H

Një 41-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë sot pas mesnatës.

Në njoftim thuhet se vetura e cila e shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes, përcjell Arbresh.info.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Trupi i viktimës SH. G. mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale