Vdes 13 vjeçari, bie nga kati i nëntë i ndërtesës

11:49 | 5 Shtator 2016
M. A.

Një 13 vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi u rrëzua nga kati i nëntë i pallatit, ku ai jetonte.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në rrugën  “Dritan Hoxha”, në zonën e Laprakës.

Fëmija i vdekur është i kombësisë egjiptiane, ndërsa dyshohet se nga ballkoni ka rënë në mënyrë aksidentale.

Shpërndaje në rrjete sociale