Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi u dërgua aty për trajtim mjekësor.
Gjatë ditës së djeshme një burrë ishte dërguar në QKUK, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Pas denoncimit në polici nga familjarët e viktimës, është duke u hetuar vdekja e tij.Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ishte dërguar nga familjarët e tij në QKUK, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor./arbresh.info/
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...
Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa nd...
Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze
SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston...
Rast i pazakontë në Kaçanik: Gjuajtje me armë zjarri, vetaks...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në...