Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në fillimin e seancës së sotme u ka shprehu ngushëllime senatit amerikan dhe familjes Lieberman, pas vdekjes së senatorit amerikan, Joe Lieberman.
Konjufca tha se Lieberman ishte një përkrahës i palodhshëm i kauzës për lirinë e Kosovës dhe theksoi se do të kujtohet gjithmonë nga populli dhe nga shoqëria.
“I shprehim ngushëllime senatit amerikan dhe familjes Liebrman pas vdekjes së senatorit amerikan Joe Lieberman. Ai ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe interesave tonë i cili e mbrojti në mënyrë të palodhshme kauzën për lirinë e Kosovës dhe Kosovësn Republikë. Mendimet tona janë me familjen Liberman dhe Senatin amerikan do të kujtohet gjithmonë nga populli dhe shoqëria jonë”, tha Konjufca./Arbresh.info
Lexo edhe:
Vdes ish-senatori amerikan Joe Lieberman, ishte mbështetës i madh i Kosovës
Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjipt...
“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na...
Manipulimi me vota në Komunën e Podujevës, Prokuroria autori...
Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës pas afatit ligjor...
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...