Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjes Thaçi ndërsa ka shtuar se ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje!
Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të.
U prehtë në paqe!/Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...