Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka vlerësuar lart figurën e Haxhi Thaçit, duke e cilësuar atë si një atdhetar të madh, i cili i dha gjithçka Kosovës, përfshirë edhe të birin, ish-presidentin Hashim Thaçi.
“Një burrë atdhetar, një burrë që i dha Kosovës gjithçka – ia dha Kosovës edhe djalin e vet, Presidentin tonë – Hashim Thaçin! Të pushoftë shpirti në paqe baca Haxhi!” – ka shkruar Hoxhaj në postimin e tij.
Haxhi Thaçi ishte një figurë e njohur në komunitetin e tij dhe një njeri që gëzonte respekt të madh./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...