Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditë të pandehurit V. Th.
“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, me rastin e lindjes së të dëmtuarës D. Ll. nuk ka ndërmarrë veprimet me kohë për mjekim, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete”, njofton gjykata.
Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, të shtunën me anë të raportit 24 orësh.
“TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR /Spitali Rajonal Gjilan 21.05.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia./arbresh.info/
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...