Kryetari i Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Bukoshi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Bukoshi ishte një figurë historike që i shërbeu kauzës kombëtare në rrethana të jashtëzakonshme, me përkushtim dhe përgjegjësi, shkruan Arbresh.info.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, ish-Kryeministër i Republikës së Kosovës në ekzil. Dr. Bukoshi ishte një figurë historike që i shërbeu kauzës kombëtare në rrethana të jashtëzakonshme, me përkushtim dhe përgjegjësi. Si mjek, politikan dhe udhëheqës i Qeverisë në ekzil, ai dha kontribut të çmuar për organizimin dhe mbështetjen e lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi.”, u shpreh ai.
“Emri i tij mbetet i lidhur ngushtë me periudhën më të rëndë të përpjekjes për shtetësi të Kosovës dhe me përkrahjen për strukturat organizative që e mbanin gjallë shpresën e popullit tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bukoshi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.”, shtoi tutje ai.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprën e Dr. Bujar Bukoshit!”, tha ai.
Dr. Bujar Bukoshi ishte një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil.
Ai po vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Dr. Bujar Bukoshi ishte mjek dhe politikan shqiptar nga Kosova.
Lindi në vitin 1947 në Suharekë. Shkollën fillore e kreu në Suharekë, gjimnazin në Prizren më 1964.
Studimet e mjekësisë i kreu pranë Universitetit të Beogradit në janar të vitit 1971. Specializoi nga urologjia ne Prishtinë dhe Beograd më 1977. Si bursist i DAAD-së (Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik) ishte në përsosje profesionale si mjek në Klinikën Urologjike të Spitalit Kemperhof në Koblenz, Gjermani. Më 1984 u përzgjodh bursist i Senatit të Berlinit për Familje dhe Çështje Sociale dhe nga 1984-1985 punoi si mjek në Klinikën Urologjike të Klinikës Steglitz të Freie Universität Berlin (Universiteti i Lirë i Berlinit Perëndimor), ku u mor me hulumtime dhe më 1985 mbrojti doktoraturën mbi një temë të onkologjisë urologjike (“Cistektomia radikale në kuadrin e trajtimit të karcinomës së fshikëzës së urinës dhe komplikimet e saj“)./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata