Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, nga pasditja e së mërkurës deri në orën 10:00 të ditës së sotme, janë rinumëruar 10 nga 16 kutitë e votimit.
Ky proces po vazhdon pas vendimit të djeshëm të KQZ-së për rinumërimin e këtyre kutive.
“Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme. Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale”, thuhet në njoftim.
“Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen në platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën ‘Rezultatet QNR – Rinuëmruara’”, shton njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së.
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...