Dy javë më parë Qeveria e Kosovës miratoi emrat e anëtarëve të rinj të bordeve të Ndërmarrjeve Publike (NP), duke i vendosur kryesisht njerëzit lojal të koalicionit qeverisës.
I pari që u rehatua ishte Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, që u emërua anëtar i bordit të “Ibër Lepencit”.
Naser Canolli është emëruar në bordin e Aeroportit të Gjakovës, që është drejtor i Gazetës Zyrtare pranë zyrës së kryeministrit. Canolli po ashtu ishte anëtarë i PDK-së, ku në rrjetin social Facebook ka të shpërndara fotografi ku merr pjesë nëpër aktivitetet zgjedhore të kësaj partie.
Në bordin e Postës së Kosovës, PDK-ja ka rehatuar edhe një ish zyrtarë të saj. Rushan Ceka që tash është emëruar anëtar i në Postën e Kosovës, ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Kaçanikut, ndërsa tash partia nuk e ka harruar duke ia bërë një vend.
PDK-ja është kujdesur edhe për një anëtarë të saj, Nuri Bahtjari, që ishte kandidat për asambleist në Komunën e Prishtinës, në zgjedhjet e fundit lokale, ku e ka rehatuar në bordin e Aeroportit të Gjakovës, raporton Indeksonline.
Bahtjari ishte bashkë me ish- kandidatin e PDK-së për Prishtinën, Agim Çeku, ku tërë fushatën e kishte punuar për PDK-në, ku në fund doli partia e tretë.
Emërimet familjare nëpër borde nuk i ka bërë vetëm LDK-ja, këtë e ka praktikuar edhe PDK-ja. Në bordin e Hekurudhave të Kosovës “InfraKos” është emëruar edhe e bija e funksionarit të lartë të PDK-së dhe ish deputetit Fatmir Xhelilit, Fëllënza.
PDK-ja ka vazhduar t’i shpërblen anëtarët e vet nëpër borde. Në bordin e “InfraKos”-it është emëruar dhe Nexhat Dedia që ishte kandidat për asamblenë komunale në Mitrovicë.
Ndryshe PDK-ja dhe LDK-ja kanë marr kritika të ashpra nga shoqëria civile për emërimet partiake dhe familjare që i kanë bërë nëpër borde të kompanive publike.
Ishte vetë Isa Mustafa, para se të bëhej kryeministër, që kishte kritikuar partinë që e ka në koalicion për emërime politike dhe familjare nëpër borde, mirëpo kur ai erdhi në krye të Qeverisë e bëri të njëjtën.
Që nga pas lufta bordet e kompanive publike janë shfrytëzuar për rehatimin e militantëve partiak dhe familjarëve, ndërsa shumica e bordeve janë treguar të dështuara në kryerjen e punëve që u janë deleguar./Indeksonline/
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...