Fillimisht, është publikuar lista e fituesve të klasave të para dhe të dyta në nivel shkolle, të cilët për shkak të moshës nuk kanë vazhduar garën në nivelin komunal.
Gjithsej fitues për klasën e parë dhe të dytë janë 2 mijë e 481. Pas kësaj liste, filloi shpallja zyrtare e listave të nxënësve fitues nga klasa e tretë deri në të dymbëdhjetën për komunat e Republikës së Kosovës, ku gjithsej janë 21 mijë e 531 fitues.
Sot janë publikuar listat e nxënësve fitues në nivel shkolle për gjashtë komuna. Për komunën e Pejës ku fitues janë 1 mijë e 95 nxënës, Prishtinë 1 mijë e 395, Prizren 1 mijë e 585, Rahovec 1 mijë e 230, Shtime 299 dhe Skenderaj 1 mijë e 79.
Në total, numri i fituesve për këto komuna është 6 mijë e 683.
Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.
Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.
Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.
Më poshtë gjeni linqet e rezultateve të publikuara në gjashtë komuna.
Pejë
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Peje.pdf
Prishtinë
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Prishtine%20(1).pdf
Prizren
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Prizren%201.pdf
Rahovec
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Rahovec.pdf
Shtime
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Shtime.pdf
Skenderaj
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Skenderaj%201.pdf
