Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit .
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar në një 37 vjeçar shtetas i Kosovës me banim ne Ferizaj i cili sipas policisë është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme dhe sjellje arrogante, shkruan Arbresh.info.
“H.A, i datëlindjes 1984, m/sh/k i cili është hasur duke kërkuar lëmosh ne mënyrë te bezdisshme dhe sjellje arrogante ne rrugën ,, Ekrem Rexha” ne Prizren. “, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit, personi është shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprimet ligjore, gjatë kontrollimit i janë gjetur para rreth 266 euro të cilat i ka përfituar gjatë kërkim lëmoshës.
Në lidhje me rastin është njoftuar gjyqtari i Gjykatës Themelore Divizioni për Kundërvajtje i cili ka rekomanduar që të dyshuarit ti sekuestrohen parat dhe rasti ti dërgohet Gjykatë për Kundërvajtje në Prizren./Arbresh.info/
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...